Greqia përgatitet për valën e të nxehtit në mes të shtatorit

Evropë

Greqia përgatitet për valën e të nxehtit në mes të shtatorit

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Ndërsa java pritet që të nisë me vranësira lokale, stina e verës ende nuk e ka thënë fjalën e fundit edhe pse jemi në vjeshtë.

Nga mesjava rajoni pritet që të përfshihet nga një valë nxehtësie me temperaturat që parashikohet që të shkojnë deri në 37 gradë në fundjavë.

Shërbimi Meteorologjik grek parashikon që moti do të përmirësohet gradualisht duke filluar nga e marta, 14 shtator për të kulmuar në fundjavë me temperaturat që do të na kujtojë verën.

I nxehti që parashikohet që të rikthehet në mes të shtatorit në vendin fqinj pritet që të “pushtojë” edhe Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat