Zgjedhjet në Gjermani, sondazhet flasin për garë të ngushtë, kryesojnë të majtët

Evropë

Zgjedhjet në Gjermani, sondazhet flasin për garë të ngushtë, kryesojnë të majtët

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 18:28
Ilustrim

Gjermanët po votojnë sot për kancelarin e ri që do të pasojë Angela Merkel dhe do të drejtojë ekonominë e katërt më të madhe në botë.

Parashikimet e sondazheve bënë me dije se gara ishte shumë e ngushtë, por socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD) janë në epërsi ndaj partisë së Merkel, Bashkimi Kristian Demokratik (CDU) i qendrës së djathtë.

Sipas CNN, kjo do të thotë se mund të kalojë ca kohë para se të formohet një koalicion fitues dhe të shpallet fituesi përfundimtar.

Ata që rreshtohen si kandidatë për të zëvendësuar Merkelin janë Armin Laschet, një aleat i vjetër i Merkelit dhe udhëheqës i CDU që nga janari; Olaf Scholz, udhëheqës i SPD-së me prirje të majtë; dhe Annalena Baerbock e të Gjelbërve.

Shqetësimet mjedisore dhe shqetësimet ekonomike janë shfaqur si çështje kyçe në fushatë, të nxitur nga përmbytjet vdekjeprurëse që shkatërruan pjesë të Gjermanisë këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat