Vullkani La Palma: Frika nga gazi toksik pasi lava arrin në oqean

Evropë

Vullkani La Palma: Frika nga gazi toksik pasi lava arrin në oqean

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Lava nga një vullkan shpërthyes në ishullin spanjoll La Palma ka arritur në Oqeanin Atlantik, duke ngritur frikën e lëshimit të gazrave toksikë dhe shpërthimeve.

Retë e avullit të bardhë u panë duke u rritur ndërsa një rrymë e nxehtë kontaktonte me ujin në zonën Playa Nueva.

Kjo mund të shkaktojë një reaksion kimik që përfshin klorin, i cili mund të irritojë lëkurën dhe sytë dhe të ndikojë në frymëmarrje, raporton BBC.

Qindra shtëpi janë shkatërruar që kur vullkani Cumbre Vieja në Ishujt Kanarie shpërtheu më 19 shtator.

Rreth 6 mijë njerëz janë evakuuar, pasi lava po përfshiu shtëpitë, shkollat dhe disa plantacione me banane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat