Banesa ku jetoi Princeshë Diana tashmë mund të vizitohet nga turistët

Evropë

Banesa ku jetoi Princeshë Diana tashmë mund të vizitohet nga turistët

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 14:07
Diana Spencer

Apartamenti në Londër ku jetonte Diana Spencer para se të bëhej Princesha e Uellsit tashmë mund të vizitohet nga turistët. Princesha e ndjerë është nderuar me një memorial nga Trashëgimia Angleze, në vendin ku jetoi para se të martohej me Princin Charles.

“Diana kishte, dhe ende ka, një vend të veçantë në zemrat e londinezëve dhe jemi të emocionuar kur shohim pllakën e saj blu të vendosur zyrtarisht si një monument për punën e saj për të tjerët,” tha Andrew Boff, kryetar i Asamblesë së Londrës.

Princesha e Uellsit, është një nga figurat më ikonike në historinë britanike.

Image
Banesa

Pllaka blu është memoriali i dytë domethënës i Dianës i zbuluar në vitin 2021, vit në të cilin ajo do të kishte mbushur 60 vjeç. Në korrik, djemtë e saj Princi William dhe Harry zbuluan një statujë të nënës së tyre në Pallatin Kensington

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat