Kukulla “Amal e vogël” shëtit Evropën, simbolizon 9-vjeçaren nga Siria që kërkon nënën

Evropë

Kukulla “Amal e vogël” shëtit Evropën, simbolizon 9-vjeçaren nga Siria që kërkon nënën

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 19:12
Kukulla ‘Amal’

“Amal e vogël” që në fakt është një kukull gjigande 3.5 metra e gjatë, po udhëton në gjithë Europën, për të pasqyruar vështirësitë me të cilat përballen refugjatët e sidomos fëmijët.

Ajo simbolizon një vajze 9-vjeçare refugjate siriane, që është në kërkim të nënës së saj.

Kompania e kukullave “HandSpring” krijoi këtë kukull gjigante e cila po përshkon 8000 km rrugë me mesazhin per te rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e vështirë të refugjatëve të rinj.

Udhëtimin e saj ‘Amal’ e nisi më 27 korrik në Gaziantep në Turqi, për të shkuar në Greqi, në Romë, në Mnachester dhe në Stuttgart, ku u prit me një surprizë; një shok për të luajtur kukafshehtas, po aq gjigant, me emrin ‘Dundu’.

Emri Amal, do të thotë shpresë në gjuhën arabe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat