Gazetat e Beogradit: Serbia e Vuçiqit – Kolombia ballkanike që po mbështet krimin!

Evropë

Gazetat e Beogradit: Serbia e Vuçiqit – Kolombia ballkanike që po mbështet krimin!

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 11:45
Aleksandar Vuçiq

Pqrveç mediave perëndimore dhe shqiotare ditëve të fundit edhe mediat e Beigradit kanë vënë në thumb të kritikave shtetin serb të udhëhequr nga Aleksandrr Vuçiq tq cilin po e akzujnë për lidhje me krimon dhe bandat mafioze në rajon, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch, duke ju referuar shtypit serb.

“Kolumbia Ballkanike: Qeveria Serbe mbështet krimin” (“Balkanska Kolmbija: Vlast u Srbiji podržava kriminal”)  është ky titulli i gazetave serbe që kanë dalur në faqen e parë ku ndër tjera thuhet se “se Presidenti Aleksandar Vuçiq e ktheu Serbinë në Kolumbinë Ballkanike (“..da je predsednik Aleksandar Vučić od Srbije napravio balkansku Kolumbiju).

Kështu Partia Popullore (NS) njofton se Presidenti Aleksandar Vuçiq e ktheu Serbinë në një Kolumbi Ballkanike, sepse Serbia është i vetmi vend në botë, presidenti i të cilit është gjithashtu kreu i një grupi të organizuar kriminal dhe i vetmi vend ku krimi lulëzon me logjistikë të drejtpërdrejtë dhe të hapur mbështetje nga autoritetet, ka shkruar gazeta serbe Pravda dhe Fonet.

Regjimi i Vuçiqit e ktheu Serbinë nga prodhuesi i armëve me referenca të mira në një shtet që lidhet me tregtinë ilegale të armëve.” Qeveria shkatërroi financiarisht “Krushik”, dhe mbushi llogaritë e familjeve të saj dhe financuesve të saj “, thotë anëtari i Komitetit të Asamblesë Kombëtare për Mbrojtjen dhe Sigurinë, Nikola Lakic.

Se siguria kombëtare është vërtet e rrezikuar, thotë ai, tregohet edhe nga fakti se institucionet puna e të cilëve është të mbrojnë shtetin dhe qytetarët në siguri në të vërtetë i shërbejnë regjimit për të frikësuar qytetarët dhe përndjekur opozitën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat