250 euro për çdo të ri (18-35 vjeç) që ndahet nga prindërit dhe paguan qira

Evropë

250 euro për çdo të ri (18-35 vjeç) që ndahet nga prindërit dhe paguan qira

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 16:54
Pedro Sanchez

Spanjollët e moshës prej 18 e deri në 35 vjeç do të marrin nga 250 euro në muaj në mënyrë që të dalin nga shtëpitë e prindërve e të jetojnë të vetëm me qira, ka propozuar kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

250 eurot do t’ju jepen deri në dy vjet, dhe kjo masë është pjesë e një pakete më të gjerë të strehimit.

Spanja ka disa prej shkallëve më të larta të pronësisë në Evropë, raporton BBC.

Dhe në disa zona, ta zëmë në qytete si Barcelona e Madridi, qiratë janë rritur vazhdimisht, madje edeh 7 për qind.

“Strehimi është një problem i madh për vendin tonë,” tha z. Sanchez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat