E rëndë! Prindërit lidhin me zinxhir djalin: Është agresiv

Evropë

E rëndë! Prindërit lidhin me zinxhir djalin: Është agresiv

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 13:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë. Prindërit mbanin lidhur djalin me zinxhir nën pretendimin se është agresiv

Gjykata i ka dënuar prindërit, 75 dhe 79 vjeç me 3 vite burg dhe gjobë. Mësohet se të moshuarit nuk fusnin në shtëpi djalin as kur binte shi apo kishte nevoja personale.

Ata e linin në një kasolle dhe nuk e pranonin brenda në ambientin ku jetonin vetë për asnjë arsye, shkruajnë mediat greke.

Gjykata ka bërë thirrje që të gjejnë zgjidhje pasi fëmija i tyre nuk është kafshë për ta lidhur me zinxhir. Pas dënimit, prindërit paraqitën një kërkesë në Prokurori për shtrimin në spital të djalit, ndërsa filloi procesi i ndihmës juridike, në kuadër të të cilit shërbimet sociale do të hetojnë kushtet e jetesës së 55-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat