Ministri i Jashtëm emërohet kancelar i Austrisë pas dorëheqjes së Kurz

Evropë

Ministri i Jashtëm emërohet kancelar i Austrisë pas dorëheqjes së Kurz

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 12:33
Alexander Schallenberg

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg do të jetë kancelar i ri i vendit. Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Sebastian Kurz i akuzuar për korrupsion.Schallenberg është një diplomat karriere por një fillestar në jetën politike.

“Kjo është një detyrë jashtëzakonisht sfiduese, dhe nuk është një kohë e lehtë, për asnjërin prej nesh. Por unë mendoj se ne po tregojmë një shkallë të pabesueshme të përgjegjësisë ndaj këtij vendi”, u shpreh Alexander Schallenberg.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen gjatë një fjalimi të dielën në mbrëmje u shpreh se puna e qeverisë duhet të vijojë.

“Kjo krizë qeveritare ka përfunduar. Të hënën në mesditë do të betohet Kancelarin i ri dhe një Ministër i ri i Jashtëm. Dhe puna për vendin tonë mund të vazhdojë. Falënderoj Sebastian Kurz. Me dorëheqjen e tij ai e mbajti dëmin larg zyrës dhe dha një kontribut të rëndësishëm në integritetin e institucioneve tona”, deklaroi presidenti.

Kurz iu nënshtrua presionit, duke dhënë dorëheqjen pasi prokurorët filluan hetimin  ndaj  tij dhe anëtarëve të ngushtë të dyshuar  për korrupsion.

Skandali ka minuar besimin e votuesve. “Situata ishte shumë e trazuar, ne vetëm mund të shpresojmë që gjërat të përmirësohen”, u shpreh një qytetar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat