A pati bashkëpunëtor piloti 33-vjeçar? Mbyllen hetimet për vrasjen e 20-vjeçares nga burri i saj, çfarë konstatuan organet e drejtësisë?

Evropë

A pati bashkëpunëtor piloti 33-vjeçar? Mbyllen hetimet për vrasjen e 20-vjeçares nga burri i saj, çfarë konstatuan organet e drejtësisë?

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:33
Babis Anagnostopoulos akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline Crouch

Janë mbyllur hetimet për pilotin 33-vjeçar, Babis Anagnostopoulos i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline Crouch.

Autoritetet kanë dalë në përfundim se në krim nuk kishte të përfshirë asnjë person të dytë.

Avokati i pilotit është thirrur nga hetuesi për të nënshkruar përfundimin e hetimet. Nga sa raportohet se hetuesit nuk nxorën asnjë provë të re nga procesi për verifikimin e telefonit dhe llogarisë bankar.

Ata nuk kanë asnjë informacion shtesë në lidhje me thirrjet e bëra natën kur u vra nëna e re në sy të foshnjës së saj. Ndërsa kompania nga Kina nuk u përgjigj kurrë ndaj kërkesës së autoriteteve greke në lidhje me pamjet nga karta e kamerave të sigurisë.

Sa i përket sekretit bankar, duket se ka pasur transaksione në shuma të vogla në kartat e Caroline dhe pilotit 33-vjeçar, kryesisht për shpenzimet e shtëpisë. Tashmë dosja pritet t’i përcillet prokurorit për të paraqitur propozimin në Këshillin Gjyqësor në lidhje me dënimin e Babis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat