Britania regjistron numrin më të lartë të infektimeve në tre muaj

Evropë

Britania regjistron numrin më të lartë të infektimeve në tre muaj

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 21:09
Ilustrim

Britania e Madhe ka regjistruar 52,009 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ky është numri më i lartë ditor për më shumë se tre muaj.

Gjatë këtyre muajve shifra më e lartë ka arritur në 50,000.

Ndërkohë një ditë më parë sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë paralajmëroi se rastet mund të shkonin deri në 100 mijë në ditë.

Ditët e fundit situata e pandemisë është përkeqësuar në Britani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat