Regjistrohen mbi 3500 raste të reja me COVID në Greqi, shënohen 36 viktima

Evropë

Regjistrohen mbi 3500 raste të reja me COVID në Greqi, shënohen 36 viktima

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 3585 raste të reja me COVID.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 36 pacientë. Bashkë me ta shkon në 15 555 numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë në Greqi.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 348, prej të cilëve 308 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 250 pacientë të rinj të prekur nga COVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat