Qeverinë suedeze për herë të parë në histori pritet ta udhëheqë një grua

Evropë

Qeverinë suedeze për herë të parë në histori pritet ta udhëheqë një grua

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:18
Magdalena Andersson

Ministrja suedeze e financave, Magdalena Andersson po i afrohet postit të kryeministres dhe mund të bëhet gruaja e parë në krye të qeverisë suedeze, pasi ajo u zgjodh presidente e partisë në pushtet, Partia Social Demokrate.

Ajo do të ketë nevojë për mbështetjen e një parlamenti të fragmentuar për të marrë postin e kryeministres nga Stefan Lofven, i cili dëshiron të japë dorëheqjen përpara zgjedhjeve parlamentare të muajit shtatorit të vitit 2022.

Qeveria e pakicës së Lofven mezi është mbajtur që nga ardhja në pushtet në 2014, kështu që mbërritja e Andersson në Sager Palace, rezidenca zyrtare e kryeministrit, është e pasigurt, raporton euronews.

Image

Ajo duhet të mbështetet nga të Gjelbërit, një partner koalicioni i socialdemokratëve, dhe nga e majta dhe qendra, të cilat janë jashtë koalicionit qeverisës, por në përgjithësi mbështesin propozimet e qeverisë.

Norvegjia fqinje mori kryeministrin e saj të parë 40 vjet më parë. Shumë në vend janë të zemëruar që Suedia, e cila konsiderohet si një nga më të suksesshmet në botë kur bëhet fjalë për barazinë gjinore dhe që mburret se ndjek një politikë të jashtme “feministe” apo paqësore, nuk e ka ndjekur shembullin.

Andersson, 54 vjeç, do të bëhet kryeministre nëse nuk refuzohet nga shumica në parlament, ndoshta më vonë në nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat