Rrëmbehet e digjet një autobus në Irlandën e Veriut

Evropë

Rrëmbehet e digjet një autobus në Irlandën e Veriut

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 11:11
Irlandë e Veriut

Një autobus është rrëmbyer e më pas i është vënë zjarri në Newtownabbey të Irlandës së Veriut, raporton BBC.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:45 me kohë lokale.

Policia ka njoftuar se katër burra kanë hipur në autobus, kanë urdhëruar pasagjerët dhe shoferin të zbresin dhe më pas e kanë djegur autobusin.

Asnjë nuk është lënduar.

Është hera e dytë brenda një jave në Irlandën e Veriut që një autobus është rrëmbyer e më pas është djegur.

Të hënën e kaluar dy persona të armatosur e të maskuar kanë rrëmbyer një autobus në Newtownards dhe e kanë urdhëruar shoferin të zbresë para se ta digjnin autobusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat