​Diplomati mund të ishte ekzekutuar nga spiunët rusë

Evropë

​Diplomati mund të ishte ekzekutuar nga spiunët rusë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 10:11
Kirill Zhalo

Një agjent i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), i cili ishte i gjetur për vdekje në Ambasadën ruse në Berlin, mund të jetë ekzekutuar ngase spiunët e tij dyshonin se ai po bashkëpunonte me vendet perëndimore.

Diplomati Kirill Zhalo, 35-vjeç, u gjet pa shenja jete në trotuarin jashtë Ambasadës, në orën 7:20 të mëngjesit të 19 tetorit nga rojet gjermane të ndërtesës.

Siç njofton gazeta gjermane Der Spiegel, Zhalo duket se është rrëzuar për vdekje nga kati i sipërm i ndërtesës.

Por babai i diplomatit, Alexei Zhalo thuhet se është një oficer i lartë i FSB-së, i cili ka qenë i lidhur me operacione sekrete kundër figurave të opozitës dhe gazetarëve në Rusi.

Redaktori i medias ruse The Insider, Roman Dobrokhotov, i cili bëri zbulime për vdekjen e diplomatit, ka pretenduar se ai mund të jetë vrarë.

Dobrokhotov shprehu dyshime se Zhalo ishte përfshirë ose dinte për vrasjen e komandantit çeçen Zelimkhan Khangoshvili, i cili u qëllua dy herë në kokë në parkun Kleiner Tiergarten të Berlinit në gusht të 2019-së.

"Zhalo kishte filluar mandatin e tij dy muaj para atentatit. Ai kishte arritur në momentin më kritik në përgatitjen e vrasjes, ndërsa babai i tij ishte gjithashtu i dyshuar për një vrasje tjetër", tha Dobrokhotov për TV Rain.

Gazetari rus që gjendet në mërgim, supozon se për vdekjen e Khangoshvilit, ai ishte kontaktuar si njëri i besuar nga "'agjencitë gjermane të zbatimit të ligjit".

"Dyshimet e shërbimeve sekrete ruse ishin se Zhalo kishte shprehur gatishmëri të bashkëpunonte dhe se ky ishte një motiv për ta vrarë. Versionet se ka rënë në mënyrë aksidentale nga ndërtesa ose vetëvrasje nga operativi i FSB-së, duken si një absurditet i plotë dhe janë të pamundura për t'u besuar", pohon ai.

Ambasada ruse nuk kishte lejuar që t’i bëhej autopsia e diplomatit.

“Të gjitha formalitetet që lidhen me riatdhesimin e trupit të diplomatit janë tejkaluar menjëherë me autoritetet përgjegjëse të zbatimit të ligjit dhe mjekësore të Gjermanisë, në përputhje me praktikat në fuqi”, kishte thënë Ambasada.

Zhalo zyrtarisht ishte sekretari i dytë në Ambasadës ruse në Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat