Julian Assange do të martohet në burg, ceremonia do të zhvillohet në dhjetor

Evropë

Julian Assange do të martohet në burg, ceremonia do të zhvillohet në dhjetor

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 08:33
Julian Assange, Stella Morris

Julian Assange , themeluesi i faqes së internetit WikiLeaks , i cili ndodhet në Belmars burg të sigurisë së lartë, më në fund ka marrë leje nga autoritetet për t’u martuar partneren e tij Stella Morris.

Javën e kaluar,  Assange dhe Morris ngritën një padi kundër ministrit të drejtësisë Dominique Raab dhe drejtorit të burgut se i kishin penguar martesën. Sipas The Guardian, ceremonia do të zhvillohet brenda burgut. Ceremonia mund të bëhet në dhjetor.

Australiani u arrestua në ambasadën ekuadoriane në Londër më 11 prill 2019 dhe u dënua me pesëdhjetë javë burg për shkelje të kushteve të lirimit të tij të përkohshëm në vitin 2012. Ai kishte kërkuar strehim në ambasadën ekuadoriane në kryeqytetin britanik ku po përballej me ndjekjen penale për abuzim seksual.

Assange ishte i frikësuar se rasti ishte një pretekst për ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, ku ai pritet të përballet me akuza penale për nxjerrjen e qindra mijëra dokumenteve të klasifikuara diplomatike dhe ushtarake që zbuluan krimet e luftës në Irak dhe Afganistan.

Nëse dënohet në Shtetet e Bashkuara, ai do të përballet me 175 vite burg. Muajin e kaluar, Amnesty International u bëri thirrje autoriteteve amerikane të mbyllin çështjen dhe autoriteteve britanike ta lirojnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat