Teori konspirative apo e vërtetë – Pse heshtet fakti se Zukoriliq vdiq pa u mbush shtatë nga vaksinimi?

Evropë

Teori konspirative apo e vërtetë – Pse heshtet fakti se Zukoriliq vdiq pa u mbush shtatë nga vaksinimi?

Nga: F. B. Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:22
Muamer Zukorliq

Ish-deputeti Srgjan Nogo ka akuzuar opinionin dhe zyrtarët në Serbi që vazhdojnë të mbajnë të fshehur edhe të heshtin faktin se me çfarë vaksine u vaksinua akademiku Muamer Zukorliq dhe se ai vdiq pa u mbush shtatë ditë nga vaksinimi, duke apostrofuar me këtë rast edhe vetë Vuçiq dhe ish-ministrin boshnjak Ljajiç, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota sot”.

Ish-zëvendëskryetari i Kuvendit të Serbisë dr Muamer Zukorliq, sipas Nogo, ka vdes pa u mbush plotë shtatë ditë nga vaksinimi.

Ndonëse rreth këtij rasti anëtarët e shtabit të krizës nuk po flasin hapur, gjithnjë e më shumë qytetarë hapur komentojnë faktin se jo pak njerëz që marrin vaksinë edhe vaksinohen po vdesin në dhjetë ditët e para pas vaksinimit.

Nga kjo rezulton se rasti Zukorliq, nuk është rasti i vetëm, por bazuar në publikimet në rrjetet sociale në shumë vende hasen komente rreth këtij fakti, se shumë të vdekur kohëve të fundit janë në periudhën dhjetë ditë pas marrjes së vaksinës.

“Pse mediet dhe zyrtarët po heshtin rreth rastit të Muamer Zukorliq i cili vdiq nga miokardi pa u mbush shtatë ditë nga ri-vaksinimi? A e ka marr ai, vaksinën e njëjtë sikurse ti Vuçiq dhe si politikanët tjerë, apo ndonjë tjetër? A mos për te vaksinën e zgjodhi Rasim Ljajiq” ka shtruar pyetjet në profilin e tij në rrjetin social Tviter, Nogo.

Siç diihet nënkryetari i Kuvendit të Serbisë dhe profesori e akademiku Muamer Zukorliq ka vdekur me 7 nëntor, në kohën kur ishte duke mbajtur ligjëratë në Fakultet dhe u varros një ditë më pas në Novi Pazar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat