​Rrëzohet helikopteri i magnatit austriak Hazelsteiner,vdes piloti

Evropë

​Rrëzohet helikopteri i magnatit austriak Hazelsteiner,vdes piloti

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 21:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Një helikopter në pronësi të magnatit austriak Hans Peter Hazelsteiner është rrëzuar sot teksa po i afrohej aeroportit në Wiener Neustadt.

Në këtë aksident ka humbur jetën piloti, njofton policia.

Sipas të përditshmes vjeneze “Kurir”, helikopteri po kthehej në aeroport pas largimit nga Hazelsteier në malin Zemering.

Gjithashtu, në helikopter nuk ndodheshin familjarët e ish-politikanit dhe sipërmarrësit.

Gjatë uljes kanë mbizotëruar kushte të vështira për shkak të mjegullës, ndaj ky është shkaku më i mundshëm i rrëzimit të helikopterit.

Helikopteri mori flakë gjatë përplasjes, kështu që zjarrfikësit nga Wiener Neustadt shkuan në vendin e aksidentit me 26 automjetet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat