Greqi, 105 vdekje në ditë/ Edhe korridoret e spitaleve mbushen me pacientë të intubuar

Evropë

Greqi, 105 vdekje në ditë/ Edhe korridoret e spitaleve mbushen me pacientë të intubuar

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Vetëm disa ore pasi Greqia ka regjistruar per te treten here brenda këtij viti numër treshifror vdekjesh, 105, mjeket specialiste per pandeminë parashikojnë se ne se nuk intensifikohen vaksinimet deri ne fund te vitit vendi do te regjistroje mbi 4000 viktima te tjera, pra rreth 150 te vdekur thuajse çdo dite.

Te gjithë tashme flasin per Krishtlindje tepër te vështira pasi edhe numri i te intubuarve ka shkuar mbi 600 dhe sistemi spitalor nuk është me ne gjendje te përballoje rastet e shumta.

Dëshmi nga spitalet e kryeqytetit, te Selanikut , por edhe te qyteteve me te vogla flasin se tashme pacientet intubohen edhe ne korridore pasi dhomat e intubimit janë plot.

E ndersa pritet sipas parashikimeve te mjekeve qe ne Athine te ketë rritje te rasteve te infektimeve pasi barra epidemiologjike shënon rritje, bluzat e bardha nga Selaniku paralajmërojnë qytetaret te vaksinohen, pasi tashme edhe te vaksinuarit qe ndodhen mes te pavaksinuarve te shumte, po infektohen.

Eshte karakteristik fakti se ne Greqinë e Veriut rreth 40% e moshes mbi 60 vjeç janë te pavaksinuar. Nga ana e saj qeveria greke deklaron se 73% e te rriturve ne Greqi janë te vaksinuar dhe nuk është dakord me masa horizontale qe do te përfshijnë te vaksinuarit bashke me te pavaksinuarit, kjo edhe per shkak te periudhës se gjate te karantinës qe përjetoi vendi nga nëntori i 2020 deri ne maj te 2021.

Nje prej masave qe duket se mund te rikthehet nëse kufizimet qe filluan te hene,nuk sjellin rezultate është mbajtja e maskës kudo edhe ne ambientet e jashtme.

Theksojmë se prej fillimit te kësaj jave të pavaksinuarit nuk mund të hyjnë në një sërë ambientesh të mbyllura, si restorante, kinema, teatro, muze, palestra. Ndërkohe duket se tendenca per tu vaksinuar ka filluar te shënoje rritje dhe vetëm brenda këtij muaji janë mbyllur 500.000 orare per vaksinim me dozen e pare nga qytetaret greke dhe mbi 150.000 per dozen e trete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat