Gishti i mesëm: Një lëshim që po vlerësohet si shumë i madh për kandidatin për president të Francës

Evropë

Gishti i mesëm: Një lëshim që po vlerësohet si shumë i madh për kandidatin për president të Francës

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 20:20
Eric Zemmour

Fushata presidenciale njeriut të ekstremit të djathtë, Eric Zemmour, duket sikur po përballet me probleme edhe para se të fillojë zyrtarisht.

Ditëve të fundit, sipas mediave të huaja, Zemmour po “luftonte” me lajme të këqija në disa fronte.

Së pari, kishte pretendimet në një revistë me shkëlqim se drejtori i fushatës së tij 28-vjeçare de facto ishte shtatzënë me fëmijën e tij.

Zemmour, 63 vjeç, është i martuar dhe e ka vendosur mbrojtjen e vlerave tradicionale të familjes në platformën e tij politike.

Pastaj ishin grupet e protestuesve të majtë që e ndiqnin nëpër rrugët e pasme të qytetit port të Mesdheut.

Por mbi të gjitha, doli edhe “gishti”.

Të shtunën, ai u fotografua duke bërë një gjest fyes me një gisht nga dritarja e makinës së tij ndaj një gruaje të panjohur.

Sipas fotografit nga agjencia e lajmeve AFP që bëri foton, Zemmour po i përgjigjej një gjesti të ngjashëm nga gruaja.

Dhe një anëtar i ekipit të tij më vonë u përpoq të shpjegonte se Zemmour ishte përgjigjur “instinktivisht” ndaj një fyerjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat