Kryeministrja kërkon falje për mosizolim pasi i ishte ekspozuar COVID-19

Evropë

Kryeministrja kërkon falje për mosizolim pasi i ishte ekspozuar COVID-19

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 00:52
Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka kërkuar falje se është bërë pjesë e një ndeje në një lokal nate, vetëm pak pasi i ishte ekspozuar COVID-19.

Marin, 36-vjeçare kishte marrë pjesë në një ndejë nate në Helsinki, më 4 dhjetor, pak pasi ministri i Punëve të Jashtme kishte rezultuar pozitiv, dhe pasi asaj i ishte thënë se nuk ka nevojë për izolim, pasi ishte e vaksinuar plotësisht.

Mirëpo Marin më vonë ishte këshilluar që të vetëizolohej përmes një mesazhi në telefon, mirëpo ajo nuk e kishte parë atë, pasi e kishte lënë telefonin e punës në shtëpi.

Kryeministrja finlandeze ka deklaruar se e kishte parë mesazhin një ditë më vonë, më 5 dhjetor, dhe menjëherë ishte testuar dhe kishte rezultuar negativ. Pavarësisht kësaj, kritikët kanë ngritur shqetësimet për mosizolimin e saj.

Ajo fillimisht e ka mbrojtur veprimin e saj, duke argumentuar se kishte ndjekur këshilla nga sekretari i shtetit, mirëpo më vonë ka kërkuar falje.

“Kam gabuar. Duhej ta trajtoja çështjen me më kujdes”, ka thënë Marin gjatë një interviste për televizionin publik Yle në Finlandë.

Që atëherë, ajo ka thënë se është testuar dy herë për COVID-19, dhe në të dyja rastet ka rezultuar negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat