​Kulhanek: Samiti BE-Ballkani Perëndimor, prioritet i Çekisë gjatë Presidencës evropiane

Evropë

​Kulhanek: Samiti BE-Ballkani Perëndimor, prioritet i Çekisë gjatë Presidencës evropiane

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 23:03
Ish-shefi i diplomacisë çeke Jakub Kulhanek

Ish-shefi i diplomacisë çeke Jakub Kulhanek deklaroi sot se planet e Çekisë për Presidencën e BE-së, të marra nga qeveria e re e kryeministrit Petar Fijale nga qeveria e mëparshme, përfshijnë samitin BE-Ballkani Perëndimor.

"Një nga kulmet e presidencës në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm mund të jetë samiti i liderëve evropianë me Ballkanin Perëndimor. Bllokimi i aspiratave evropiane të Ballkanit Perëndimor është veçanërisht dritëshkurtër në një situatë ku të gjithë në Evropë thonë njëherësh se nuk mund t’i lejojmë vetes që të lëshohemi në luks që Evropa të ketë vakum gjeopolitik - një vrimë të zezë në Ballkan - të cilën më pas mund ta mbushin akterë të tjerë”, tha Kulhanek në një intervistë për agjencinë çeke të lajmeve CTK.

Kulhanek u zotua se Franca do të organizojë konferenca ndërqeveritare gjatë gjysmës së parë të vitit kur do të mbajë presidencën e BE-së vitin e ardhshëm, gjë që do të ndihmonte në zhbllokimin e bisedimeve të pranimit, veçanërisht me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

Mikulas Beck, një partner i vogël në koalicionin e ri qeverisës, partinë STAN të kryetarëve të pavarur të bashkive, është emëruar ministri i ri çek për Çështje Evropiane.

Ministri i ri Beck, përpara emërimit të premten, deklaroi se do të marrë prioritetet për Presidencën e BE-së të përgatitura nga qeveria e mëparshme, me qëllim që më në fund të bëhet një progres i dukshëm në integrimin evropian të vendeve të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat