Studiuesi gjerman: Ndryshimet klimatike provokojnë migrime nga Lindja e Mesme

Evropë

Studiuesi gjerman: Ndryshimet klimatike provokojnë migrime nga Lindja e Mesme

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:28
Ilustrim

Sipas studiuesit gjerman të klimës Jos Lelieveld, ngrohja globale do të godasë veçanërisht Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe do të shkaktojë valë të reja refugjatësh.

“Rajoni është bërë një pikë e nxehtë e ndryshimeve klimatike dhe po ngrohet shumë më shpejt se zonat e tjera”, theksoi drejtori i institutit Max Planck, me qendër në qytetin Mainz.

“Valët e të nxehtit që zgjasin me javë me temperatura deri në 56 gradë Celsius apo edhe më shumë se 60 gradë në qytete mund të bëjnë shumë zona të pabanueshme për njerëzit dhe kafshët në gjysmën e dytë të këtij shekulli”, shpjegoi shkencëtari, raporton atsh.

Madje sipas tij, as devetë nuk mund të mbijetojnë në një vapë të tillë.

Valët e të nxehtit të kombinuara me faktorë të tjerë si rritja e fortë e popullsisë do të rrisnin presionin për të migruar.

Sipas Lelieveld, nëse ngrohja globale nuk ndalet, temperatura mesatare në rajon mund të rritet me gjashtë gradë Celsius në verë.

Temperatura mesatare është rritur tashmë gati dy gradë Clesius që nga viti 1980.

Në konferencën për klimën, vendet u zotuan të ndalojnë ngrohjen globale në 1,5 gradë Celsius nga koha paraindustriale.

Sipas shkencëtarit, rritja e temperaturës do të godasë veçanërisht shtetet e Gjirit. Por, siç ka thënë aim edhe rajone të tjera do të preken.

“Libani, Siria, Iraku dhe Izraeli, por edhe Egjipti, do të vuajnë nga thatësira më e madhe në të ardhmen”, theksoi Lelieveld.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat