Bullgaria do të paguajë pensionistët që do të vaksinohen – bëhet e ditur edhe shuma që do të fitojnë të moshuarit

Evropë

Bullgaria do të paguajë pensionistët që do të vaksinohen – bëhet e ditur edhe shuma që do të fitojnë të moshuarit

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 20:03
Ilustrim

Bullgaria, vendi me shkallën më të ulët të vaksinimit në BE, u premtoi dje pensionistëve një shpërblim në para nëse vaksinohen kundër COVID-19.

Si shpërblim për vaksinimin, çdo pensionist do të paguhet 75 leva (rreth 38 dollarë) dhe kjo nismë do të zgjasë deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm, raportojnë mediat lokale.

Në Bullgari vetëm 27 për qind e popullsisë është vaksinuar me dy doza, nga të cilat vetëm tre për qind kanë marrë një dozë përforcuese.

“Ekziston rreziku që Bullgaria të bëhet një lloj geto me coronavirus”, paralajmëroi virologia Radka Argirova.

Shumë bullgarë nuk duan të vaksinohen, gjë që shpjegohet me mosbesimin e përgjithshëm ndaj çdo qeverie, por edhe me teoritë e konspiracionit që qarkullojnë në internet.

Vala e katërt e infeksionit arriti kulmin në Bullgari në fillim të nëntorit. Numri i të infektuarve rishtazi është në rënie, dhe incidenca shtatëditore është 149 të infektuar për 100 mijë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat