Tragjedi në brigjet greke, mbytet anija me 80 emigrantë në bord, të paktën 6 viktima

Evropë

Tragjedi në brigjet greke, mbytet anija me 80 emigrantë në bord, të paktën 6 viktima

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Gjashtë të vdekur dhe 57 të shpëtuar është raportimi i deritanishëm për mbytjen e një anije në Greqi.

Kjo anije u mbyt të premten pasdite pranë Paros ndërsa në të raportohet se ishin 80 emigrantë.

Autoritetet greke kanë reaguar menjëhër pas njoftimit duke çuar në vendin e ngjarjes katër anije të Marinës, një helikopter, një avion C130 dhe 9 anije barka shpëtimi.

Në vendngjarje, siç njofton Ministria e Transportit, ka mbërritur Njësia e Misioneve Nëndetëse të Rojës Bregdetare, e cila do të hetojë mjetin e përmbytur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat