Një sulmues i armatosur donte të vriste Mbretëreshën

Evropë

Një sulmues i armatosur donte të vriste Mbretëreshën

Nga: M.L. Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 10:46
Mbretëreshës Elizabeth II

Sulmuesi i armatosur, i cili u arrestua në ditën e Krishtlindjeve në ambientet e rezidencës së Mbretëreshës, Kështjella Windsor, thuhet se ka njoftuar paraprakisht në një video vrasjen e planifikuar të mbretëreshës Elizabeth II, shkruan F.A.Z transmeton “Bota sot”.

Policia britanike tha se po hetonte klipin e publikuar nga gazeta The Sun të hënën. Buckingham Palace nuk ka dashur të komentojë mbi incidentin.

Të shtunën në mëngjes, një 19-vjeçar i armatosur me një hark-armë u ngjit mbi murin e pronës në perëndim të Londrës duke përdorur një shkallë litari.

Ai u kap pak më pas dhe që atëherë ishte nën mbikëqyrje të mjekëve.

Në klipin, të cilin 19-vjeçari mësohet se ua ka dërguar miqve pak para ngjarjes, shihet një person i maskuar duke lozur me një hark. “Do të përpiqem të vras ​​Elisabetën, Mbretëreshën e Familjes Mbretërore”, thotë figura me një zë të shtrembëruar. Sipas të dhënave ai donte të hakmerrej për masakrën e Amritsarit në vitin 1919. Në atë kohë, trupat britanike hapën zjarr ndaj demonstruesve në qytetin indian të Amritsarit dhe qindra u vranë. India dikur ishte një koloni britanike.

Sulmuesi kishte hyrë brenda mureve të kështjellës deri në 500 metra larg apartamenteve private të mbretëreshës përpara se të arrestohej, raporton "Sun". Pavarësisht incidentit, trashëgimtari i fronit, Princi Charles dhe gruaja e tij, Dukesha Camilla, dhe djali më i vogël i Mbretëreshës, Princi Eduard, morën pjesë në një shërbim në ambientet e rezidencës me gruan e tij, Princeshën Sophie dhe dy fëmijët e tyre në ditën e Krishtlindjes.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat