Nuk ndalen tërmetet në Kretë, lëkundje sizmike në një zonë të ndjeshme nënujore

Evropë

Nuk ndalen tërmetet në Kretë, lëkundje sizmike në një zonë të ndjeshme nënujore

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Kreta zgjohet sërish nga lëkundje të forta tërmeti. Një tërmet i shkallës 5.7 Rihter u regjistrua në orën 07:08 këtë të mërkurë.

Profesori i Gjeologjisë dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Efthymios Lekkas, ka deklaruar se tërmeti në ishullin grek ka ndodhur në një zonë të ndjeshme, në zonën nënujore me një thellësi të konsiderueshme prej 40 km.

“Është në harkun e pllakës greke, por duket se nuk ka asnjë lidhje me tërmetin që ka goditur shtatorin e kaluar me shkallën 6 Rihter në fshatin Arkalohori, i cili shkaktoi një humbje jete dhe dëme të shumta materiale. Ky tërmet ndodhi pas një veprimtarie sizmike prej katër muajsh në këtë zonë.

Ajo që mund të them është se jemi të shqetësuar për stimulimin e përgjithshëm të gjithë kësaj zone në pjesën jugore të vendit, në Kretë dhe në zonën përreth për shkak të lëkundjeve të njëpasnjëshme”.

Ndërkohe të dielën e kaluar, me diference prej gati dy orësh, dy tërmete të shkallës Rihter 5.2 dhe 5.4 u regjistruan në zonën detare mes ishullit të Kretës dhe atij të Kasos.

Gati në të njëjtën orë, lëkundje prej 4 ballësh u regjistrua në Korinth.

Mbrëmjen e kaluar, dy minuta para mesnatës  një termet i shkallës 3.4 Rihter ka tronditur Selanikun, raporton gazetari Aleksandër Marku.

Tërmeti, sipas Institutit Gjeodinamik, e kishte epiqendrën 15 km në lindje të Selanikut, ndërsa thellësia e tij ishte vetëm 5 km dhe si pasojë lëkundjet janë ndjerë në të gjitha zonat e qytetit verior  të Greqisë, duke shkaktuar panik te banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat