Dy tërmete të forta me mbi 5 ballë të shkallës Rihter pranë Kretës

Evropë

Dy tërmete të forta me mbi 5 ballë të shkallës Rihter pranë Kretës

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 20:06
Ilustrim

Dy tërmete me magnitudë mbi 5 të shkallës Rihter goditën Kretën.

Pas një tërmeti prej 5.7 ballë të shkallës Rihter që tronditi Kretën gjatë natës, epiqendra e të cilit ishte në det jo shumë larg ishullit më të madh grek, një tërmet i ri me magnitudë 5.2 u regjistrua në orën 17:47, njoftoi Instituti gjeodinamik i Greqisë.

Sipas Reuters, ende nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti i mbrëmjes së sotme u ndje edhe në disa qytete egjiptiane, thanë autoritetet atje.

Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik në Kretë, pohoi se “Fatmirësisht, tërmeti ndodhi në det. Zona tashmë është e rënduar nga tërmetet e mëparshme dhe mund të ketë dëmtime në brendësi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat