Greqia regjistroi 40 560 të infektuar dhe 76 humbje jete në 24 orë

Evropë

Greqia regjistroi 40 560 të infektuar dhe 76 humbje jete në 24 orë

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 40 560 raste të reja me koronavirus.

 32 prej të cilave u regjistruan në pikat hyrëse të vendit. Numri total i të infektuarve në vend shkon në 1,210,853, prej të cilëve 50.3% janë meshkuj.

Sa i takon rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 231 janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 1,386 janë raste kontakti.

Rastet fatale për sot ishin 76, ndërsa që nga fillimi i pandemisë bilanci total shkon në 20,790. 95.2% prej të cilëve kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat