Qindra rumunë vishën si arinj gjatë ceremonisë ‘për të larguar të keqen’

Evropë

Qindra rumunë vishën si arinj gjatë ceremonisë ‘për të larguar të keqen’

Më: 1 janar 2022 Në ora: 00:39
Foto ilustrim

Qindra qytetarë zbarkuan që në mëngjes në qytetin verior rumun të Comanesti-t të veshur si arinj, me kostume të bëra prej gëzofi të vërtetë, dhe me koka arinjsh.

Kjo traditë e ka origjinën në kohët parakristiane, kur kërcimtarë të veshur me kostume me ngjyra ose gëzof kafshësh shkonin shtëpi më shtëpi në fshatra, duke kënduar dhe kërcyer për të lagruar të keqen.

Një kostum ariu për një të rritur, me kokën e përfshirë, peshon deri në 40 kilogramë dhe kushton deri në 2000 euro.

Vendasit kanë frikë se tradita mund të zhduket, pasi një numër i madh i të rinjve rumunë largohen nga zona duke kërkuar jetë më të mirë në vendet më të pasura të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat