Shembet çatia në një shkollë, vdesin dy persona

Evropë

Shembet çatia në një shkollë, vdesin dy persona

Më: 5 janar 2022 Në ora: 23:11
Ngjarja ndodhi në një shkollë në qytetin verior Gijon

Dy punonjës të ndërtimtarisë në Spanjë kanë humbur jetën pas shembjes së çatisë së një shkolle, raporton agjencia AP.

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se punonjësit janë zënë përfundi rrënojave. Në momentin e shembjes së çatisë nuk kishte nxënës brenda objektit.

Ngjarja ndodhi në një shkollë në qytetin verior Gijon, ndërsa fëmijët spanjollë ende po shikojnë pushimet dimërore.

Punonjësve të emergjencës iu janë dashur disa orë për të nxjerrë trupat nga rrënoja. Dy punonjës tjetër u lënduan.

Arsyeja e aksidentit nuk është bërë e qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat