​Dy tërmete brenda dhjetë minutash godasin Greqinë

Evropë

​Dy tërmete brenda dhjetë minutash godasin Greqinë

Më: 9 janar 2022 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Një tërmet me fuqi 5.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur sonte në orën 22:43, tri kilometra në perëndim të Florina në Greqi, raportojnë mediat greke.

Dhjetë minuta më vonë, në orën 22.53, në të njëjtën zonë pasoi një tërmet me magnitudë 4.1 sipas shkallës Rihter, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Ndërkaq mediat në Shqipëri raportojnë se tërmeti është ndjerë edhe në shtete tjera të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Nuk raportohet për dëme materiale dhe viktima në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat