Kremlini urdhëron mediet ruse të fshijnë hulumtimin e Alexei Navalnyt mbi ‘Pallatin sekret të Vladimir Putinit’

Evropë

Kremlini urdhëron mediet ruse të fshijnë hulumtimin e Alexei Navalnyt mbi ‘Pallatin sekret të Vladimir Putinit’

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 12:52
Alexei Navalny

Rusia ka kërcënuar të paktën 10 medie që të fshijnë nga faqet e tyre hulumtimin e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny mbi “Pallatin sekret” të presidentit Vladimir Putin.

Transmetuesi i pavarur Dozhd njofton se ka marrë urdhra për të larguar 6 artikuj. Radiostacioni Ekho Moskvy është urdhëruar të largoj 34 lajme, ndjekur nga Meduza me 17, Znak me 13 dhe Svobodnyie Novosti me 9 artikuj.

Disa media të tjera rajonale kanë marrë gjithashtu urdhra për të larguar këtë hulumtim.

Sipas medieve ruse, mbulimi i ngjarjes varionte nga një hulumtim i vitit 2017 që përfshinte kryeministrin e atëhershëm Dmitry Medvedev në një marrëveshje të paligjshme të pronave të paluajtshme, duke përfshirë “pallatin sekret” të presidentit Putin.

Mbikëqyrësi rus Roskomnadzor duke cituar Prokurorin e Përgjithshëm ka thënë se lajmet shpërndajnë materiale që i përkasin një “organizate ekstremiste”.

Ekipi i Navalnyt publikoi një hulumtim, i cili pretendon se Putini dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë pastruar para për të ndërtuar një pallat në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh në Det të Zi.

Videoja e publikuar lidhur me këtë hulumtim është shpallur nga YouTube si më e shikuara në Rusi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat