Gjenden trupat e tre alpinistëve në malin Helmos në Greqi

Evropë

Gjenden trupat e tre alpinistëve në malin Helmos në Greqi

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Shërbimi zjarrfikës grek njoftoi sot se janë gjetur trupat e tre alpinistëve që figuronin të zhdukur.

Tre alpinistë midis moshës 50 dhe 55-vjeç u nisën për t'u ngjitur në malin Helmos, 2.355 metra të lartë në Peloponez, në Greqinë jugperëndimore të shtunën në mëngjes, raporton AP.

Ata parkuan makinën e tyre në qendrën e skive të Kalavritës, pranë qytetit me të njëjtin emër dhe lanë një numër telefoni kontakti për operatorët e kësaj qendre të skive.

Operatorët thanë për mediat lokale se ata kishin lajmëruar shërbimet e shpëtimit mbrëmë, kur vunë re se makina ishte ende në parking.

Përpjekjet për të telefonuar në numrin e kontaktit ishin të pasuksesshme.

Shërbimi i shpëtimit aktivizoi një njësi speciale të shpëtimit, 22 zjarrfikës, dy helikopterë dhe dronë.

Mediat vendase raportuan se të tre alpinistët mund të jenë varrosur nga një ortek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat