Fëmija rrezikon jetën, prindërit refuzojnë operacionin pa një garanci nga mjekët

Evropë

Fëmija rrezikon jetën, prindërit refuzojnë operacionin pa një garanci nga mjekët

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 16:57
Ilustrim

Një ngjarje e pabesueshme është duke ndodhur sëfundmi në Itali. Prindërit e një dyvjeçari kanë refuzuar për momentin operimin në zemër të fëmijës së tyre pa marrë nja garanci nga mjekët se gjaku që do të përdorët gjatë ndërhyrjes do të jetë nga një person i pavaksinuar.

Historia vjen nga qyteti i Modenas dhe ka çuditur jo pak stafin mjekësor të këtij spitali.

Fëmija që vuan nga sëmundjet e zemrës duhet t’i nënshtrohet një operacioni urgjent në zemër, por prindërit që janë kundër vaksinimit nuk firmosin futjen e tij në sallë pasi kërkojnë që gjaku që do të përdoren për transfusion të jetë nga një person i pavaksinuar.

Madje, prindërit kanë organizuar një fushatë kundër spitalit duke tentuar të bindin e gjykatën se ka mjaft persona të pavaksinuar që janë të gatshëm të dhurojnë gjak për fëmijën e tyre.

Ngjarja ka marrë mjaft vëmendje në vend nisur edhe nga fakti se Italia u godit rëndë nga pandemia, por edhe se teoritë e konspiracionit kanë ngjitur jo pak në mendjet e përdoruesve të internetit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat