​Scholz, Macron e Duda do të diskutojnë situatën në Ukrainë

Evropë

​Scholz, Macron e Duda do të diskutojnë situatën në Ukrainë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 21:34
Scholz

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë do të diskutojnë mënyrat për të zbutur tensionet rreth ngritjes së ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën në bisedimet e tyre të martën vonë, deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz.

Qëllimi ynë i përbashkët është të parandalojmë një luftë në Evropë”, tha Scholz së bashku me presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin polak Andrzej Duda përpara bisedimeve në selinë e qeverisë gjermane në Berlin, sipas Reuters.

Macron, i cili ishte në Moskë të hënën dhe sot në Kiev, shprehu shpresën se situata në Ukrainë do të stabilizohet me zbatimin e rreptë të marrëveshjeve të Minskut.

Dhe se Evropa dhe Rusia do të jenë në gjendje të kthehen në dialogun për garancitë e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat