Bamirësi “sekret” sërish ka paguar borxhet e dhjetëra personave në një qytet në Turqi – qytetarët në kërkim të filantropit

Evropë

Bamirësi “sekret” sërish ka paguar borxhet e dhjetëra personave në një qytet në Turqi – qytetarët në kërkim të filantropit

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Është rishfaqur filantropisti misterioz që shfaqet çdo vit në lagjen Sungurlu të Çorumit.

Kësaj radhe ka shkuar në pesë dyqane të lagjes dhe ka paguar një borxh prej 38900 lirave turke (2511 euro) që i kanë takuar 54 qytetarëve.

Qytetarët që erdhën në dyqan ushqimor për të shlyer borxhet nuk e fshehin habinë dhe lumturinë kur morën vesh se nuk kishin borxhe, raporton t24.

Pronarët e dyqaneve, të cilët ua shpjeguan situatën atyre që erdhën për të shlyer borxhet, treguan se qytetarët ishin shumë të lumtur dhe thanë “Ka pasur njerëz që kishin borxhe për shumë vite”.

Banorët e lagjes i uruan bamirësit misterioz që “Zoti i bekoftë bamirësit e tillë. Në këtë kohë numri i tyre u pakësua. Është shumë bukur të shohësh këto ngjarje. Të gjithë duhet të marrin shembull” ndërsa tashmë qytetarët janë në kërkim të bamirësit “sekret”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat