Protestë në Mal të Zi, nuk duan qeveri të formuar nga pakicat

Evropë

Protestë në Mal të Zi, nuk duan qeveri të formuar nga pakicat

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 22:44
Në vend të qeverisë së pakicës, protestuesit kërkuan zgjedhje të reja në vend.

Dritan Abazoviq është i bindur se i ka votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër, mirëpo sot e ftoi edhe një parti pro-serbe të Frontit Demokratik të bëhet pjesë e kabinetit të tij.

Por shqiptarin, e as qeverinë e pakicës, nuk e duan mijëra shtetas të Malit të Zi.

Ata janë pro serbë që u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës në Podgoricë për të protestuar dhe fajësuan presidentin aktual, Milo Gjukanoviq, se me projektin për Abazoviqin po synon të mbetet vetë ende në pushtet.

Në vend të qeverisë së pakicës, protestuesit kërkuan zgjedhje të reja në vend.

Në fund të javës së kaluar, Kuvendi i Malit të Zi rrëzoi qeverinë e kryeministrit Zdravko Krivokapiq, duke i hapur rrugë një ekzekutivi tjetër, të pakicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat