500 shpërthime, The Guardian zbulon çfarë po ndodh përgjatë vijës së frontit në Ukrainë

Evropë

500 shpërthime, The Guardian zbulon çfarë po ndodh përgjatë vijës së frontit në Ukrainë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 18:38
Ukrainë

Yaşar Halit Çevik, shefi monitorues i misionit të posaçëm të monitorimit të OSBE-së, ka thënë se gjatë natës kanë ndodhur 500 shpërthime përgjatë vijës së frontit në Ukrainë, kryesisht në rajonin e Luhanskut, raporton The Guardian.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të çtensionohet menjëherë për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës,” tha Çevik.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë më herët se fshati Stanytsia Luhanska është granatuar dhe u bëri thirrje vendeve aleate që të reagojnë.

“Fshati ukrainas Stanytsia Luhanska u granatua me armë të rënda nga territori i pushtuar i Donbasit. Infrastruktura është dëmtuar. Ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve që ta dënojnë me shpejtësi këtë shkelje të rëndë të marrëveshjeve të Minskut nga Rusia në një situatë tashmë të tensionuar të sigurisë”, thotë ai.

Zyrtarët ukrainas kanë publikuar fotografi të një kopshti për të cilët thonë se është dëmtuar nga bombardimet, ndërsa Kremlini e ka akuzuar Ukrainën se ka qëlluar e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat