Shtohen thirrjet për mobilizim ushtarak, vjen dhe konfirmimi nga Kremlini: Vladimir Putin të dielën do të…

Evropë

Shtohen thirrjet për mobilizim ushtarak, vjen dhe konfirmimi nga Kremlini: Vladimir Putin të dielën do të…

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 09:42
Vladimir Putin.

Kremlini ka konfirmuar se lideri rus Vladimir Putin dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të flasin me telefon të dielën, citon “The Guardian” agjencinë e lajmeve TASS.

Ky komunikim vjen pas disa takimesh me liderë botërorë që ka zhvilluar këtë javë Vladimir Putin.

Përpjekjet diplimatike të Perëndimit po vijojnë për të parandaluar një përshkallëzim të situatës dhe një luftë të mundshme, për të cilën SHBA thotë se është e bindur që mund të ndodhë brenda ditësh.

Ndërkohë, këtë të shtunë të 19 shkurtit, në dy rajonet ‘e nxehta’ për të cilat kanë konflikt Rusia dhe Ukraina, Donetsk and Luhansk, udhëheqësit separatistë kanë bërë thirrje për mobilizim të plotë ushtarak.

Ishte Denis Pushilin, kreu i qeverisë separatiste pro-ruse në rajonin e Donetskut, që doli me një deklaratë fillimisht të shtunën duke njoftuar një mobilizim të plotë të trupave ushtarake dhe i ka kërkuar rezervistëve që të paraqiten në zyrat e regjistrimit ushtarak.

Kjo u pasua nga thirrja e një udhëheqësi të dytë separatist, Leonid Pasechnik i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhansk (LNR) që tha se ka nënshkruar gjithashtu një dekret që bën thirrje për një mobilizim të plotë ushtarak, sipas Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat