Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Ukrainë

Evropë

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Ukrainë

Nga: B.S Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Në Ukrainë do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ka vendosur Këshilli i Sigurisë Kombëtare të vendit, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Pas një takimi të këshillit, zyrtari i lartë i sigurisë Oleksiy Danilov tha se gjendja e jashtëzakonshme do të vendoset në të gjitha rajonet përveç Donetsk dhe Luhansk, ku forcat ukrainase janë tashmë në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia.

Ai tha se fillimisht do të zgjasë 30 ditë.

Megjithatë, masa duhet të miratohet nga parlamenti ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat