“S’ka purgator për kriminelët e luftës, ata shkojnë drejtë në ferr” ambasadori ukrainas e ngrin kolegun rus në OKB

Evropë

“S’ka purgator për kriminelët e luftës, ata shkojnë drejtë në ferr” ambasadori ukrainas e ngrin kolegun rus në OKB

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 08:55
Sergiy Kyslytsya

Ambasadori ukrainas në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sergiy Kyslytsya, në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit i kërkoi këshillit që të bëj gjithçka të mundur për të ndaluar luftën kundër vendit të tij.

Kysyltsya i kërkoi ambasadorit të Rusisë në OKB-së, Vassily Nebenzia që të thërras Putinin e Lavrovin që të ndalin agresionin ndaj popullit të tij.

“Të thërras Putinin, të thërras Lavrov që të ndalojë agresionin ndaj popullit tim …dhe unë e mirëpres vendimin e disa vendeve anëtare të këtij këshilli për t’u takuar sa më shpejt që është e mundshme dhe për ta shqyrtuar vendimin e nevojshëm që do ta dënonte agresionin që ju e keni nisur ndaj popullit tim.

Nuk ka purgator për kriminelët e luftës. Ata shkojnë drejt e në ferr.”, tha ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat