Kievi shpall shtetrrethimin

Evropë

Kievi shpall shtetrrethimin

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 17:12
Transporti publik nuk do të funksionojë gjatë shtetrrethimit.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur shtetrrethim në kryeqytetin ukrainas nga ora 22:00. deri në orën 7 të mëngjesit me orën lokale, sipas një deklarate të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan CNN.

“Transporti publik nuk do të funksionojë gjatë shtetrrethimit.

Në të njëjtën kohë, stacionet e metrosë do të jenë të disponueshme si strehimore 24/7”, shkroi Klitschko.

“Ne i kërkojmë të gjithë banorëve të Kyivit që të kthehen në shtëpi në kohë. Nëse keni nevojë të lëvizni nëpër qytet gjatë shtetrrethimit, veçanërisht si punonjës të kompanive të infrastrukturës kritike, duhet të keni dokumente identifikimi”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat