Forcat ukrainase bëjnë “rezistencë të ashpër” në zonën e Çernobilit

Evropë

Forcat ukrainase bëjnë “rezistencë të ashpër” në zonën e Çernobilit

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:46
Çernobil

Në ditën e parë të luftës së parë të madhe tokësore në Evropë në dekada, ushtria ruse u zhyt në Ukrainë nga toka, deti dhe ajri, duke vrarë dhjetëra ushtarë ukrainas dhe duke filluar një betejë të ashpër në zonën radioaktive të Çernobilit, zonë që rrezikoi të dëmtonte reaktorin bërthamor të rrethuar me çimento, që u shkri më 1986.

Në kënetat toksike të zonës së pashkelur të Çernobilit në Ukrainën Veriore po zhvillohet një nga betejat më të rrezikshme, raporton NYT.

“Trupat e Gardës Kombëtare, përgjegjëse për mbrojtjen e njësisë së depozitimit të mbetjeve të rrezikshme radioaktive, po bëjnë rezistencë të ashpër”, tha Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të Brendshëm.

“Nëse një predhë artilerie godet njësinë e magazinimit, pluhuri radioaktiv mund të mbulojë territorin e Ukrainës, Bjellorusisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian”, tha tutje ai.

Presidenti i Ukrainës tha në Twitter se forcat ruse po përpiqeshin të pushtonin Çernobilin, vendin e aksidentit më të keq bërthamor në histori. Vendi është tani brenda një zone mbrojtëse, që mbulon rreth 1000 milje katrorë, duke përfshirë një pjesë të rrugës më të shkurtër të drejtpërdrejtë nga Bjellorusia në Kiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat