Kievi i qetë dhe i errët, pasi kryetari urdhëroi shtetrrethim brenda natës

Evropë

Kievi i qetë dhe i errët, pasi kryetari urdhëroi shtetrrethim brenda natës

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 00:27
Pamje nga Kievi

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka rënë në errësirë dhe shumë qetësi në mbrëmjen e vonë të së enjtes.

Pushimi i mbrëmjes është në kontrast të plotë me një ditë të shënuar nga shpërthime sporadike dhe sirena të sulmeve ajrore.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, shpalli një shtetrrethim nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit me orën lokale, duke i lënë rrugët të shkreta dhe shumë ndërtesa krejtësisht të errëta.

Njerëzit në të gjithë qytetin ose i kanë fikur dritat ose i kanë vendosur perdet.

Sistemi i transportit publik të qytetit është mbyllur gjithashtu gjatë natës, megjithëse të gjitha stacionet e metrosë mbeten të hapura dhe mund të përdoren si strehimore emergjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat