Ukraina u kërkon qytetarëve që të rezistojnë: Neutralizojeni pushtuesin

Evropë

Ukraina u kërkon qytetarëve që të rezistojnë: Neutralizojeni pushtuesin

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 09:37
Ukraina u kërkon qytetarëve që të rezistojnë: Neutralizojeni pushtuesin

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas që t’i rezistojnë armikut rus dhe ta neutralizojnë atë.

Përmes një postimi në Twitter, kjo ministri i paralajmëroi qytetarët se forcat e armikut ndodhen në Obolon dhe kërkoi që ata t’i ofrojnë informacione rreth lëvizjes së pajisjeve ushtarake.

Në kërkesën e ministrisë gjithashtu përfshihet një sugjerim për banorët se si të rezistojnë, duke u bërë thirrje që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Përgatitni koktej molotovi, neutralizojeni pushtuesin! Banorë paqësorë – jini të kujdesshëm! Mos u largoni nga shtëpia".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat