Ushtria e Ukrainës: Ne kemi nevojë për të gjithë rekrutët, pa kufizime në moshë

Evropë

Ushtria e Ukrainës: Ne kemi nevojë për të gjithë rekrutët, pa kufizime në moshë

Nga: G.B Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 10:40
Ukrainë

Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës sapo kanë postuar sërish në Twitter, duke u bërë thirrje të gjithë civilëve që të bashkohen pavarësisht nga mosha e tyre – edhe nëse janë të mitur, me sa duket, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Deklarata, që i atribuohet Komandantit të Trupave, Yuri Galushkin, thotë:

"Sot, Ukraina ka nevojë për gjithçka. Të gjitha procedurat për anëtarësim janë thjeshtuar"

“Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit”.

"Nuk ka kufizime moshe."

U tregon njerëzve nëse përballen me probleme në regjistrimin, ata thjesht duhet t'i referohen këtij postimi zyrtar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat