Kryediplomatja e Gjermanisë: BE-ja do të sanksionojë Putinin dhe Lavrovin

Evropë

Kryediplomatja e Gjermanisë: BE-ja do të sanksionojë Putinin dhe Lavrovin

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 16:50
Vladimir Putin dhe Sergej Lavrov

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, deklaroi se Bashkimi Evropian do të sanksionojë presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

“Ne tani listojmë gjithashtu Presidentin e Republikës z. Putin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme z. Lavrov,” u tha Baerbock gazetarëve gjatë rrugës së saj për në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, shkruan CNN.

“Ata janë përgjegjës për faktin se në Ukrainë vdesin njerëz të pafajshëm, ata janë përgjegjës për faktin se sistemi ndërkombëtar është nëpërkëmbur dhe ne si evropianë nuk e pranojmë këtë”.

Të enjten, BE njoftoi një sërë sanksionesh kundër Rusisë, për të cilat shefja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha se do të rriste kostot e huamarrjes së Rusisë, do të rriste inflacionin dhe do të “gërryente gradualisht bazën industriale të Rusisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat