Duka dhe Dukesha e Kembrixhit: Jemi me presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës

Evropë

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit: Jemi me presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 15:16
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë thënë se qëndrojnë me presidentin Volodymir Zelensky dhe popullin e Ukrainës.

Është një koment i rrallë publik mbi politikën nga princi Wiliam dhe princesha Kate, pasi ata takuan Zelenskiy dhe gruan e tij Olena në vitin 2020.

“Në tetor 2020 patëm privilegjin të takojmë presidentin Zelenskyy dhe Zonjën e Parë për të mësuar për shpresën dhe optimizmin e tyre për të ardhmen e Ukrainës.

Sot ne qëndrojmë me presidentin dhe të gjithë popullin e Ukrainës ndërsa ata luftojnë me guxim për atë të ardhme”, kanë shkruar Duka dhe Dukesha e Kembrixhit në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat