Rusia tenton të marrë situatën në dorë, dërgon në Ukrainë “makinerinë e tmerrshme”

Evropë

Rusia tenton të marrë situatën në dorë, dërgon në Ukrainë “makinerinë e tmerrshme”

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 07:57
“Trupat termobarike në lëvizje”

Raketat e tmerrshme “termobarike”, pjesë përbërëse e ushtrisë ruse, e aftë për të shkaktuar pasoja të mëdha, është parë duke shkuar drejt Ukrainës.

TOS në rusisht do të thotë “hedhës i flakës së rëndë”.

Një nga lëshuesit e frikshëm është parë duke u transportuar në anën e pasme të një kamioni pranë Belgorodit në Rusi, duke u nisur drejt Ukrainës, raportoi CNN.

Kjo vjen pasi zyrtarët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin se Rusia mund të vendosë armën shkatërruese mes shenjave se përparimi i saj kishte qenë më i ngadalshëm se sa ishte planifikuar përballë rezistencës së ashpër të Ukrainës.

Zyrtari tha: “Frika ime do të ishte se nëse ata nuk i përmbushin afatet kohore dhe objektivat e tyre, do të ishin të padiskriminuar në përdorimin e dhunës nga ana e tyre.”

Vendosja e TOS-1 vjen pasi forcat ukrainase kanë zmbrapsur dhe përpjekjet fillestare ruse për të kapur kryeqytetin Kiev deri më tani nuk kanë qenë të suksesshme .

Burime në Ukrainë kanë shpërndarë më parë video të autokolonave të TOS-ve që nisen për në kufi.

Duke ndarë pamjet nga një video TikTok e kolonës ushtarake, studenti i doktoraturës në Departamentin e Studimeve të

Luftës në King’s College në Londër, Rob Lee, shkroi:

“Trupat termobarike në lëvizje”.

Një pjesë e fuqisë së saj shkatërruese u demonstrua në Luftën e Dytë të Çeçenisë midis 1999 dhe 2000, kur kryeqyteti i provincës separatiste ruse Grozny u rrafshua.

Sebastian Roblin, një ekspert ushtarak, është shprehur: Një breshëri raketash TOS-1 shkatërron gjithcka në një diametër 200 me 300 metra.

Kjo armë gjithashtu lëshon dhe një gaz të dëmshëm për mushkritë, duke bërë që personat që e thithin të kenë pasoja deri në vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat